Përse e lexojmë atë? Përse, pas çdo namazi lexojmë tre suret e fundit të Kuranit?
Kjo është e rëndësishme, sepse Ajetul-Kursij ripërtërit besimin në zemrat tona dhe kapjen fort pas litarit të Allahut. Në çdo kohë ne e ripërtërijmë besimin dhe adhurimin kur lexojmë Fatihan.
E ripërtërijmë sinqeritetin me suren Ihlas.
E ripërtërijmë mbështetjen në Allah, duke lexuar dy suret e fundit të Kuranit (el – Felek dhe en-Nas).
A e shikoni se si “teuhidi ” njësimi i Allahut ripërtërihet në zemrën e besimtarit në çdo namaz.
Shumë njerëz edhe pse i lexojnë këto sure dhe këtë ajet, ata janë të pavëmendshëm ndaj fshehtësisë dhe kuptimit të këtyre sureve.
Prandaj, duhet t’i sjellim ndërmend domethënien e këtyre sureve dhe këtij ajeti, me qëllim që besimi, adhurimi dhe sinqeriteti të shtohet.
Dr. Muhamed er – Rabija