3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ndodh dhe kështu: muslimanët shpëtojnë nga burgu njeriun që u dëmtoi xhaminë në shenjë urrejtjeje

Më të lexuarat

Në tetor të vitit 2016, një xhami në Forth Smith u dëmtua nga sulm islamofob. Por një vit më vonë, një prej autorëve, Abraham Davis, mori biletën e tij të lirisë nga njerëzit të cilët i lëndoi e zëmëroi, besimtarët e xhamisë.

Në tetor 2016, kamerat e sigurisë para xhamisë e kapën Abrahamin, ndër të tjera edhe shkruar me bojë në murin e jashtëm të xhamisë fjalët urrejtjepërçuese, “kthehuni në vendin tuaj”.

“Ne e dinim se ky person po bënte një gjë të keqe dhe se ai duhet të ndëshkohej për veprimet e tij”, tha Louay Nasri, kryetar i këshillit të xhamisë. “Por ne nuk kemi ndjenja të këqija për askënd.”

Davis u dënua me “punë me përfitim shoqëror” dhe një gjobë të madhe.

“Ne kemi dëgjuar se ai ka probleme financiare,” tha Nasri. “Tani, nëse nuk mund të paguani një gjobë, automatikisht ju presin gjashtë vjet burg. Por ne nuk donim që ai të kalojë gjashtë vjet në burg”.

Para fillimit të vitit të ri kalendarik, Nasri vendosi të nënshkruante një çek prej 1,700 dollarë për të paguar dënimin e Davisit.

“Pas gjithë asaj nëpër çfarë ka kaluar, ne nuk kemi dashur që ai të përjetojë edhe një stres të rëndë financiar”, tha Nassri. “Dhe siç i thashë edhe atij, ne duam një të ardhme shumë më të mirë për të”.

“Ne menduam se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë,” tha Nasri. “Ne menduam nëse dikush ka bërë diçka të keqe dhe kërkon falje, vetëm faleni. Kjo do të duhej të ishte diçka e natyrshme. Por ne nuk e kishim idenë se kjo falje do të bëhej një histori ndërkombëtare”.

“Nëse ai do ta dinte se kush jemi ne, ai nuk do ta bënte këtë”, thotë Nasri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit