1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA gati të heqë sanksionet kundër Iranit

Më të lexuarat

SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë heqjen graduale të sanksioneve vepruese kundër Iranit nëse Teherani do të pezullojë zhvillimet e veta bërthamore, deklaroi përfaqësuesi i administratës amerikane, i cili mbërriti në Gjenevë për të marrë pjesë në raundin e ri të negociatave të “gjashtëshes” me Iranin.
Sipas fjalëve të tij, bëhet fjalë si për kufizimet e niveleve të pasurimit të uraniumit, ashtu edhe për kufizimet e sasisë së këtyre lëndëve të para. Përveç kësaj, supozohet se për respektimin e këtyre masave do të krijohet një mbikëqyrje ndërkombëtare. Hapa të tillë do të lejojnë “përfitimin e kohës shtesë” për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit me anë të negociatave paqësore.

*Por realiteti duket se qëndron krejt ndryshe, koha shtesë i nevojitet Iranit që në 2014 të zotërojë armë bërthamore plotësisht aktive, gjë që do ta bënte një superfuqi, ushtarakisht zotëruese të rajonit. Dhe në anën tjetër kjo mendohet të jetë kanosje e sigurisë dhe ndikimit të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të gjirit. Arabija Saudite e cila së bashku me Emiratet dhe Kuvajtin kanë sponzorizuar me dhjetëra dhe qindra miliarda dollarë SHBA-të gjatë këtyre për t’i vënë sanksione Iranit sot ndihet totalisht e zhgënjyer pasi këto vende nuk patën asnjë lloj ndikimi në politikën ndërkombëtare për ta lëvizur atë në mbrojtje të Sirisë ndërsa Irani dhe Rusia arritën që të shmangin çdo lloj sulmi mbi Asadin. Kjo politikë e miqësisë së SHBA-së me Iranin, e bjen Arabinë Saudite që të “ketë nevojë” për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-të, pa kushte dhe pa përfitime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit