Ministria e Familjes dhe Politikës Sociale e Republikës së Turqisë që nga tetori i këtij viti ka siguruar rreth 6.5 milionë dollarë të ndihmës financiare për 136 mijë fëmijë të huaj.
Ministria e Familjes dhe Politikës Sociale e Republikës së Turqisë që nga tetori i këtij viti ka siguruar rreth 6.5 milionë dollarë të ndihmës financiare për 136 mijë fëmijë të huaj.
Ministria ka ofruar ndihmë financiare që nga fillimi i viteve 2000, në kuadër të programit të “Transferimit kombëtar të parave për programin arsimor”.
Programi në fjalë po zbatohet për të huajt, si dhe me mbështetje të Bashkimit Evropian (BE), UNICEF-it, Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Ministrisë e Arsimit Kombëtar dhe Ministrisë së Familjes dhe Politikës Sociale.
Programi, zbatimi i të cilës filloi në maj të vitit 2017 dhe që synon të rris normat e regjistrimit dhe të krijojë mundësi të barabarta arsimore për fëmijët sirianë dhe refugjatë e tjerë në Turqi, do të vazhdojë ndihmën financiare edhe në vitin e ardhshëm.
“Ne nuk i ndajmë nga fëmijët tanë fëmijët e këtyre familjeve, të cilët u strehuan në vendin tonë për shkak të konflikteve të luftës dhe të brendshme”, tha Fatma Betül Sayan Kaya, ministre e Familjes dhe Politikës Sociale. Kaya tha se dikasteri që ajo drejton vazhdon përpjekjet për të siguruar “arsimin dhe mundësi sociale më të mira” për fëmijët refugjatë në vend.
Ajo theksoi rëndësinë për të ndjekur arsimin e fëmijëve refugjatë dhe shtoi se, “3+3 miliardë euro mbështetje financiare duhet të sigurohen menjëherë nga Bashkimi Evropian”.
Ankara dhe BE-ja arritën një marrëveshje në vitin 2016 me qëllim të dekurajimit të migrimit ilegal në Evropë përmes Detit Egje, e cila përfshiu një paketë me ndihmë prej 6 miliardë euro për të ndihmuar Turqinë të kujdeset për miliona refugjatë të pranishëm në vend.
Siria është e përfshirë në një luftë të egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit u përpoq të shuajë protestat pro-demokratike. Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në luftime dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur. Turqia pret 3.2 milion refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. (AA)