3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Jep dorëheqje kryetari i VV

Më të lexuarat

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç pozicionit të kryetarit, Ymeri është larguar edhe nga funksionet e tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për shtyp, nga selia qendrore të partisë.

Dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryese të kësaj partie.

Ndërkohë, VV’ja është duke u përgatitur për procesin zgjedhorë brenda partisë, dhe deri më tani vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të lëvizjes.

Visar Ymeri nga fillimi është rreshtuar në atë që u quajt Klani i Dardan Molliqajt brenda VV’së, të cilët kundërshtojnë kthimin e Kurtit në krye të partisë.

Ndarjet brenda VV’së u bënë të ditur pasi rrodhi në media një komunikim i brendshëm i deputetëve të kësaj partie, në të cilin Aida Dërguti kishte fyer Kurtin në ditën e arrestimit të tij.

Më pas, disa zyrtarë të VV’së dhe aktivistë të saj shpërthyen në fyerje e linçime ndaj deputetes Dërguti e cila u dorëhoq pas rrjedhjes së mesazheve fyese.

Figura të VV’së kanë konfirmuar se ndarjet brenda partisë nuk kanë ndodhur në javët e fundit, por ka një vit që janë krijuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit