2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

HRW: Të hetohet roli i ushtarëve amerikanë në vrasjet e tyre ndaj civilëve afganë

Më të lexuarat

Human Rights Watch ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të paanshëm të akuzave se Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara kanë qenë bashkëpjesëmarrëse në torturimin dhe vrasjen e civilëve afganë në provincën Vardak.

Grupi për të drejtat e njeriut ka shpehur shqetësim për rolin e forcave amerikane në vdekjen e 18 personave në qarkun Nerkh të Vardakut, në fund të vitit 2012 dhe fillim të 2013-ës.

Andresa Prasow, nga HRW, ka thënë se “përderisa është e qartë se krimet kanë ndodhur, autoritetet amerikane duhet të sqarojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe kush është përgjegjës”.

Një përkthyes afgan është arrestuar nga forcat amerikane në lidhje me vrasjet, por ai ka thënë se ka ndjekur urdhrat amerikanë.

Forcat Speciale të SHBA-së janë tërhequr nga Nerkhu në muajin prill./botasot/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit