Edhe pse ka rënë me 2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Volkswagen Golf është ende makina më e shitur në Evropë, me 445.206 njësi.
Në vendin e dytë renditet Renault Clio me 300,000 njësi, pasuar nga Polo me 255,370 njësi të shitura, apo 10.4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ford Fiesta shënoi rënie prej 14 për qind, duke shitur 237,770 automobila.
Nissan Qashqai është SUV më i shitur. Japonezët kanë shitur 230,860 njësi, që është 7 për qind më e lartë se në vitin 2016, tregojnë rezultatet e JATO Dynamics.
Pasojnë Peugeot 208 (225,198), Opel Corsa (221,497), Volkswagen Tiguan (218,238), Shkoda Octavia (214,329) dhe Opel Astra (204,742), transmeton KosovaPress.