Ebu Dherr el Gafari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Miku im Profeti (Paqja qoftë mbi të!) më ka porositur me shtatë gjëra:
1. Më urdhëroi që t’i dua të varfrit dhe të qëndroj pranë tyre.
2. Më urdhëroi të shoh ata që janë më poshtë se unë dhe jo ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.).
3. Më urdhëroi të sillem mirë me të afërmit dhe t’i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën.
4. Më urdhëroi që të mos u kërkoj asgjë të tjerëve.
5. Më urdhëroi të them të vërtetën, edhe nëse është e hidhur.
6. Më urdhëroi që për hir të Allahut të mos i druhem asnjë qortuesi!
7. Po ashtu më urdhëroi që të them sa më shumë: “La haule ue la kuv-vete il-la bil-lah” (Nuk ka ndihmë dhe pushtet përveçse nga Allahu!), pasi ato fjalë janë të një thesari nën Arsh!
