-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ja çfarë ndodh kur një qytetar hedh në ambient të mbyllur gaz lotsjellës?

Më të lexuarat

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka postuar një status duke njoftuar se çfarë ka ndodhur kur një qytetar kishte përdoru gaz lotsjellës në një qendër tregtare. Ai e përdor këtë vendim të gjykatave të Kosovës dhe bënë krahasimin me atë që u ka ngjarë bashkë partiakëve të tij, të cilët po mbahen në paraburgim për shkak se kishin hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës:

“Në vitin 2015 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar një qytetar B.J. me 400 Euro për përdorim të gazit lotsjellës në hapësira të mbyllura të një qendre tregtare në Prishtinë. Ky vendim më vonë ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit ku në ekspertizë thuhet:
“…gazi i cili është përdor ditën kritike nga ana e të akuzuarit nuk len lozione dhe nga ky gaz mund të ketë vetëm lotim dhe se bën pjesë në gazra të lehta dhe se nuk paraqet kurrfarë dëmtimi as për jetë e as për shëndetin e njeriut”.

Pra në Kosovë kur qytetari e përdor gazin për interesa private nuk vuan asnjë ditë burg dhe dënohet vetëm me gjobë, por kur deputetët përdorin gazin për të mbrojtur republikën mbahen me muaj në burg. Autorët e kësaj padrejtësie janë kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit dhe të republikës së Kosovës.

#LiripërAlbinin
#LiripërDonikën
#LiripërAktivistët
#DrejtësipërAstritin”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit