2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Papa Françesku kërkon mirëpritje përballë dramës së emigrantëve

Më të lexuarat

Papa Françesku mbajti sot bekimin tradicional “Urbi et Orbi”, pas një predikimi për Krishtlindje duke u bërë thirrje 1,3 miliardë katolikëve të planetit të jenë mirëpritës përballë dramës së emigrantëve.

 

Argjentinasi, Jorge Bergoglio, nip i emigrantëve italianë, e bëri fatin e refugjatëve një prej temave themelore të papatit të tij nisur rreth pesë vjet më parë.

“Askush nuk duhet të ndjejë se nuk ka vend në këtë Tokë”, theksoi ai në predikimin e tij tradicional të Krishtlindjeve duke i paraprirë mesazhit të pestë të Krishtlindjeve “Urbi et Orbi” me një ton më politik.

Kreu i Vatikanit u bëri thirrje të krishterëve që të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë larguar nga tokat e tyre.

Moment tjetër shumë shpirtëror në prag të Krishtlindjeve ka qenë mesha e mesnatës në Betlehemin antik, në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nuk i ka shpëtuar tensioneve të momentit. (ATSH)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit