1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan: Perspektiva e Turqisë ndaj Afrikës nuk do të jetë e njëjtë sikurse e kolonëve

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan iu drejtua me një fjalim biznesmenëve turq dhe të huaj në forumin e biznesit Turqi-Çad të organizuar nga ana e Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK).

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se perspektiva e Turqisë ndaj Afrikës nuk do të jetë e njëjtë sikurse e kolonëve.

Presidenti Erdogan iu drejtua me një fjalim biznesmenëve turq dhe të huaj në forumin e biznesit Turqi-Çad të organizuar nga ana e Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK).

“Turqia kurrë nuk ishte si kolonizatorët e ardhur më vonë në këto troje, dhe kurrë nuk do jetë e tillë. Marrëdhëniet tona në kontinentin afrikan bazohen në respektin reciprok, dashurinë, parimin e fitimit. Ne bëjmë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet tona me botëkuptimin e zhvillimit të përbashkët, të menaxhimit të përbashkët dhe pasurimit të përbashkët”, deklaroi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se ndjehet i lumtur nga prania e tij në forumin e biznesit Turqi-Çad, nga i cili pritet të jap kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve, Presidenti Erdogan uroi që kjo vizitë ti jap shtysë marrëdhënieve mes dy vendeve me histori të gjatë në fushat e tregtisë dhe ekonomisë.

Kreu i shtetit turk u bëri thirrje të gjithë ndërmarrësve të interesuar në sektorin e minierave, të hedhin hapat e nevojshme me bashkëbiseduesit e tyre në Çad.

 

“Të gjitha këto burime të naftës dhe gazit natyror të mos përdoren vetëm nga vendet e caktuara. Këtë duhet ta bëjnë bijtë e këtij vendi mbi parimin ‘fito-fito’ së bashku me vëllezërit e tyre që do të punojnë me ata”, bëri të ditur Erdogan.

Presidenti theksoi se beson që me vënien shpejtë në jetë të hapave që do të hidhen do të filloj një periudhë e re në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i ambasadave turke në Afrikë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Turqia është një vend, e cila ka mundësi të përkrahë biznesmenët turq që do të investojnë në Çad dhe në anën tjetër të përkrahë edhe sipërmarrësit të tjerë që do të bëjnë investime në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit