1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kreu i Kishës Ortodokse kritikon qëndrimin amerikan për Kudsin

Më të lexuarat

“Të gjithë të krishterët në Kuds, jo vetëm ortodoksët por edhe katolikët dhe armenët ndajnë të njëjtin mendim”, tha Patriaku ortodoks grek, Bartholomeu

 

STAMBOLL (AA) – Patriaku ortodoks grek, Bartholomeu, është deklaruar kundër ndryshimit të statusit të Kudsit, si rrjedhojë e njohjes amerikane për kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Patriaku Bartholomeu, bëri thirrje për ruajtjen e statusit të qytetit.

“Të gjithë të krishterët në Kuds, jo vetëm ortodoksët por edhe katolikët dhe armenët ndajnë të njëjtin mendim”, tha ai gjatë një meshe të mbajtur në Stamboll.

“Në kohën kur ka shumë vuajtje në Lindjen e Mesme, pyes veten përse u shtua edhe kjo çështje”, tha më tej ai.

Bartholomeu, selia e të cilit ndodhet në Stamboll, tha se ditë më parë vizitoi patriakun Theophilos III të Kudsit me të cilin bashkë u pajtuan që qyteti të jetë i mbrojtur për të gjitha besimet.

Ai tha më tej se ka folur edhe me presidentin palestinez Mahmood Abbas, të cilit i ka dëshiruar plot paqe për palestinezët në vitin 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit