3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Suedi, sulmuesit thyejnë xhamat e xhamisë dhe hedhin mjete piroteknike

Më të lexuarat

Një grup i panjohur sulmuesish mbrëmë sulmuan xhaminë Saffle në qytetin jugor suedez Karstad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhamia e sulmuar ndodhet në kompleksin e Qendrës Kulturore Islame, kurse televizioni shtetëror suedez SVT raporton se sulmuesit thyen dritaret dhe hodhën mjete të fuqishme piroteknike në xhami.

Përveç dritareve të thyera, mjetet shpërthyese shkaktuan dëme materiale në brendësi të xhamisë, ndërsa drejtori i Qendrës Kulturore Islame Abdihak Adan e përshkroi sulmin si të frikshëm.

Adani tha se në xhaminë Saffle çdo ditë falen rreth 100 besimtarë.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetime për sulmin, kurse policia në raportin paraprak thotë se është e mundur që akti të jetë kryer nga urrejtja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit