ektorja e Universitetit Ndërkombëtar Islam të Malajzisë (IIUM) Zaleha Kamaruddin e ka cilësuar si “bazë të padrejtësisë” vendimin e SHBA-së mbi Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).
Rektorja e IIUM, Kamaruddin në një deklaratë për AA lidhur me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, tha se “Statusi i Kudsit ka qenë në axhendë shumë herë në histori, por se vendimi me miratimin e SHBA-ve dhe Izraelit është marrë në drejtimin se Kudsi i përket të gjitha feve”.
Kamaruddin rikujtoi se presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor në mënyrë të “pakujdesshme dhe me mendjemadhësi” njoftoi njëanshëm se e njeh Kudsin si kryeqytet të Izraelit.
“Trump me këtë deklaratë të tij përveç veprimit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ka treguar se ai nuk ka marrë parasysh as opinionin publik botëror”, tha Kamaruddin.
Ajo ka tërhequr vëmendjen se vendimi me shumicë dërmuese i marrë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) ishte një ripërsëritje e vendimeve të marra në mbledhjet e zhvilluara gjatë periudhave për Kudsin.
“Ky vendim absurd i marrë nga SHBA-të, i cili ka shkaktuar një dëm të parikuperueshëm për procesin e paqes i cili vazhdon për vite në rajon, është refuzuar me shumicë dërmuese nga AP-OKB-ja. Është vërtetuar se vendimi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thekson Kamaruddin.
Duke i bërë thirrje gjithë botës për t’u bashkuar kundër këtij vendimi të njëanshëm dhe të padrejtë, Kamaruddin tha se “Mosnjohja e Palestinës si shtet është nëna e të gjitha padrejtësive në botën bashkëkohore ndërsa njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit është baza e kësaj padrejtësie”.
“Të gjitha vendet që mbështesin paqen dhe drejtësinë në botë duhet të vijnë së bashku për të hequr këtë padrejtësi ndaj popullit palestinez dhe duhet të qëndrojnë përballë këtij veprimi arrogant e të njëanshëm të super fuqisë”, tha ajo.