Ka nisur aksioni për dorëzimin e 200 kravatave për kryeministrin në shenjë solidarizimi me të, i cili ditë më parë mori vendim për rritjen e pagës së tij dhe të ministrave e zëvendësministrave.
Aksioni ka nisur para Teatrit Kombëtar. Aty disa qytetarë, disa hodhën kravata, por disa të tjerë zgjodhën t’i ndihmojnë kryeministrit me para.
Njëri nga minatorët e Trepçës hodhi disa cent si ndihmë për kryeministrin.
“Selam nga minatorët”, u ul dhe hodhi disa cent njëri nga minatorët.
Të njëjtën gjë e bëri edhe një mësues
“Unë jam që 40 vjet punëtor i arsimit”, u kërrus dhe hodhi disa cent për kryeministrin./Insajderi/