Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka emëruar pesë drejtorë dhe shefit të kabinetit.
Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vijnë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatuar ende.
Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi.
Emrat e drejtorëve të emëruar janë Muhedin Nushi – drejtor i Administratës, Nora Kelmendi – Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.
Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.
Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit./Lajmi.net/