9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Aeroporti i Prishtinës me numër rekord të udhëtarëve

Më të lexuarat

Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Valentina Gara tha se për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për këtë vit. Në fund vit do të kemi 1.9 milion pasagjerë në këtë vit”, theksoi ajo.

Gara ka treguar se viti 2017 është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit ”Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost”, theksoi Valentina Gara.

Gara tha zgjerimi i pistës është veprim i qëlluar i cili do tua lehtësoj punën si aeroport. “Është një vendim i qëlluar nga qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të RTK-së.

Ajo ka treguar se në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave. “Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.

Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët.

Gara ka folur edhe për fluturimet për ditën e sotme që do të operojnë në Aeroportin e Prishtinës. “Sot për shkak të motit me mjegull është anuluar një fluturim, por pas dite do të ketë një fluturim shtesë”, tha ai.

Sipas saj sot do të ketë fluturime shtesë. ‘Pas një ore do të kemi kushte më mira për të pasur fluturime”, tha ajo sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës. /RTK/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit