Zëvendësministri i Financave i Malajzisë, Osman Aziz: “Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve, edhe nëse ajo do të ndikohet ekonomikisht”
KUALA LUMPUR (AA) – Zëvendësministri i Financave i Malajzisë, Osman Aziz, tha se Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve, edhe nëse kjo gjë do të ndikonte në ekonominë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në lidhje me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, Aziz tha: “Kundërshtimin tonë ndaj këtij vendimi e kemi treguar në takimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB). Kudsi është një prej vendeve që ne muslimanët i kushtojmë shumë rëndësi. Për këtë arsye, ne si muslimanë nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj kësaj situate”.
Aziz ka përmendur edhe kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve që mbështesin Palestinën, duke thënë se “Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve, edhe nëse ajo do të ndikohet ekonomikisht”.