4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

87 migrantë gra dhe fëmijë të vdekur në Sahara si pasojë e etjes

Më të lexuarat

Ekipet e shpëtimit në veri të Nigerit kanë gjetur trupat e dekompozuar të 87 migrantëve, të cilët kanë vdekur në shkretëtirën e Saharasë.

Migrantët, të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë në Evropë, dyshohet se kanë vdekur nga etja, pasi automjeti i tyre është rrënuar pranë kufirit me Algjerinë.

Shumica e tyre kanë qenë gra dhe fëmijë.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika Perëndimore arrijnë çdo vit në Evropë përmes detit.

Qindra nga ta kanë humbur në det vetëm muajt e fundit./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit