Natën e kaluar në Pejë është realizuar një vepër shumë e veçantë për trojet tona. Për tu qenë në ndihmë njerëzve në nevojë, ata kanë vënë nëpër dru të ndryshëm rroba të dimrit.
Ata e bënë këtë të bashkangjitur me mbishkrimin: “Ti që ke nevojë, pranoje si dhuratë, nga një musliman që të do”. Nga ky aksion kanë përfituar mbi 30 nevojtar.
Edhe kryeimami i Pejës, hoxhë Enes Goga ka postuar në llogarinë e tij për këtë gjë duke shkruar: “Mbrëmë në qytetin e Pejës u realizua kjo iniciative ku përfituan mbi 30 nevojtar, në këtë kohë dimri. Allahu u shpërbleftë o rinia e bekuar e qytetit tim. Krenohem me ju, Allahu ju ruajt.”