4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pas rrëfimit prekës, nis ndihma për Emmanuel Ebouen nga muslimanët

Më të lexuarat

Pas rrëfimit që preku shumë kë, ish yllit të Arsenalit, Emmanuel Eboue, tani i është ofruar një rol trajneri tek ish-klubi i tij, Galatasaray.

Trajneri Fatih Terim ishte ai që i lexoi fjalët e tij rreth rënies tragjike që gati sa nuk e bëri të vrasë veten.

Eboue kishte dhënë një intervistë për Daily Mirror se kishte humbur gjithçka pasi u nda me gruan e tij, dhe se si gati sa nuk i kushtoi jetën.

Terim lexoi fjalët e tij të dhimbshme dhe sipas CNN Turk, ish-lojtarit të Bregut të Fildishtë mund të rikthehet si trajneri i U-14 të klubit.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

Eboue u ndje mirë me fjalët e Terim dhe ka thënë se do të pranonte shumë që të rikthehej te Galatasaray.

“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Galatasaray po ashtu ka filluar një fushatë për ta ndihmuar Eboue.

Legjendat e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit