Fotografi i njohur kosovar, Haziri Reka, e ka publikuar një fotografi që deri më sot nuk është parë.
Bëhet fjalë për fotografinë ku presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi shihet duke protestuar.
Fotografia bardhezi duket se është dikur rreth viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, shkruan lajmi.net.
Thaçi shihet pas Hazir Rekës duke protestuar. Ai mban një pankartë në duar ku shihet vetëm pjesa e parë e mbishkrimit “Rroftë…”.
“Para luftës shpinën e kisha të sigurt…”, ka shkruar Reka.
Presidenti Thaçi para përfshirjes në UÇK-së, ku njihet edhe si bashkëthemelues, ka qenë pjesëmarrës aktiv në organet e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.