Anëtari i këshillit tre anëtarësh të Presidencës së Bonje-Hercegovinës, Bekir Izetbegoviç tha se vendi i tij është varrezë e muslimanëve të pafajshëm gjatë një ligjërate në Qendrën e Hulumtimeve në Universitetin Islamik të Oksfordit, duke nënvizuar se boshnjakët vuajtën keqtrajtimin dhe masakrat gjatë gjithë historisë e sidomos pas rënies së ish Jugosllavisë.
Izetbegoviç tha se Bosnja është vend multikulturor dhe me shumë fe dhe posedon një numër të madh kishash e sinagogash.
Izetbegoviç gjithashtu tha se vendi i tij kishte kaluar në dhimbje të mëdha në shekullin e 20-të dhe se lumi Drin që kalon në mes Serbisë dhe Bosnjës është varreza me e madhe masive për muslimanët duke dhënë fakte historike gjatë fjalimit të tij/mszh/kohaislame