-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shkuam të ua mësojmë fenë, ata na e mësuan neve! – Ngjarje e madhe në Avganistan

Më të lexuarat

Tregon Dr. Sad Sherif një tregim gjatë okupimit të Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ai thotë:

 

Erdhi koha e namazit të akshamit dhe dola unë imam për të ua falë namazin afganëve, në atë moment kaloi mbi kokat tona një avion që na sulmoi me raketa të cilat u afruan shumë afër neve, menjëher unë rash për tokë, kurse nga afganët asnjëri nuk lëvizi nga vendi i tij, bile doli një tjetër imam në vendin tim dhe e vazhduan namazin, pasi e falën akshamin e falën edhe jacinë duke i bashkur namazet. Unë u turpërova nga ky gjest, ndërsa avionët vazhdonin të na sulmojnë mirëpo ata nuk lëviznin nga vendi edhe pse tymi i raketave i shkonte mbi kokë, ata kur mbaruan namazin e bënë dhikrin dhe i falen edhe sunetet, pastaj u kthyen nga unë duke më qortuar se:

“Ti je para Allahut, si ka mundësi të të frikësojë ajo që e posedojnë njerëzit”?

Në këtë moment mu kujtua fjala e disa arabëve të cilët thonin:

“Se shkuam të ua mësojmë fenë afganëve” thash në vete: jo ne, po ata na e mësuan neve fenë ashtu siç duhet!

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit