Ora inteligjente e Samsung-ut, Galaxy Gear, ishte raportuar fillimisht se do të funksiononte vetëm me Galaxy Note 3, por kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt.
Samsung ka lajmëruar se ora do të jetë e përshtatshme edhe me një sërë pajisjesh të tjera, përfshi Galaxy S4, S3.
Të gjitha do ta suportojnë përmes përditësimit Android 4.3, i cili ka filluar të shpërndahet për S4 aktualisht në Gjermani.
Për më tepër, Samsung do ta bëjë kompatibël Gear edhe me pajisje të tjera të linjës Galaxy, përfshi Galaxy S4 mini, S4 Active, Mega 5.8, Mega 6.3, dhe S4 zoom, përmes një përditësimi të veçantë, i cili do të jetë i disponueshëm për t’u shkarkuar “në fund të tetorit.”
Kjo do të thotë se Gear do të bëhet një pajisje edhe më interesante dhe do të tërheqë vëmendjen e më shumë konsumatorëve, të cilët janë të interesuar për të pasur një pajisje plotësuese për smartfonin e tyre.
Le të presim deri vitin tjetër për të parë se si do të ndikojë ky plan i ri në shitjet e orës. (PCWorld Albanian)/kohaislame