-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Droga ma shkatërroi jetën – Ngjarje

Më të lexuarat

Pasi që qetësia e natës kishte kapluar qytetin e bukur, babi vazhdoi të rrotullohej në shtratin e tij ku e gjeti nënën të zgjuar e cila ende nuk kishte fjetur. E pyeti për shkakun se pse nuk kishte fjetur. Ajo iu përgjigj duke thënë: Po mendoj për çështjen e djalit tonë të vetëm i cili ka arritur moshën 26 vjeçare dhe nuk është martuar akoma. Babai i tha: Mos i kushto rëndësi kësaj çështjeje se nesër në mëngjes do të bisedoj me të për këtë.

Në mëngjesin e ditës së nesërme kur ishin ulur në tavolinë, duke ngrënë mëngjesin, babai ia hapi çështjen e martesës (dhe se me kë të martohet) djalit të tij i cili ishte i diplomuar për doktor. Djali nuk hezitoi por u pajtua me këtë shumë shpejt. Nuk kaloi shumë kohë dhe djali u martua.

Ishin një çift shumë i lumtur. Allahu iu dhuroi gjashtë fëmijë. Babai nuk ishte i angazhuar me diçka tjetër përveç punës. E merrte bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe shkonin në bregun e mrekullueshëm. Jetoi ditë të bukura me familjen e tij dhe lumturia e tyre kishte arritur kulmin. Por, shejtani me ushtrinë e tij e refuzonin këtë dhe punonin për shkatërrimin e kësaj familjeje të lumtur.
Një mëngjes u befasua me gjetjen e një punëtori të ri të cilin e kishin transferuar nga një qytet tjetër.
E pa që kolegu i ri qeshte dhe bënte shaka e nuk i kushtoi rëndësi kësaj por kolegu i ri planifikonte diçka të rëndësishme.
Pas një jave të punësimit të kolegut të ri, ai i ftoi të gjithë kolegët për darkë në shtëpinë e tij.
Pas darkës u larguan shumica e të ftuarve për në shtëpitë e tyre dhe nuk ngeli vetëm se ai dhe një grup tjetër prej mysafirëve të cilët si duket nuk ishin të atij qyteti. Nuk iu kushtoi rëndësi në fillim por më pas u befasua kur ata filluan të nxjerrin nga xhepat e tyre qese të bardha të cilat brenda kishin diçka të ngjashme me detergjentin. Ata vazhduan duke e thithur e ai u çudit me këtë pamje të çuditshme.
E pyeti kolegun e tij për këtë veprim. Ai i tha me zë të ngjirur: heroinë o i dashur heroinë. Këto fjalë në veshin e tij tingëlluan si vetëtima. I tha kolegut të tij: Por kjo është mbytëse! Kolegu ia ktheu me tallje: Është mbytës për të dobëtit si puna jote o fëmijë.
Fjala e fundit (o fëmijë) qe si zjarr i ndezur para tij. Këtu ndikoi shejtani i cili i tha: Ai po tallet me ty, po të thotë fëmijë, duhet që t’ia vërtetosh se je burrë duke pirë heroinë. Duke qenë i hutuar e zgjati dorën, e mori dhe e thithi qesen e heroinës, e më pas e kaploi një gjumë i thellë dhe nuk u zgjua deri në orën dhjetë të mëngjesit.
Gruaja e tij gati sa nuk u çmend nga merakosja për bashkëshortin e vet i cili nuk kishte fjetur jashtë shtëpisë asnjëherë prej kur ishin martuar.
Kur u kthye bashkëshorti i saj ajo hetoi te ai ndryshim të fortë dhe e pyeti për shkakun. Ai për herë të parë prej se ishin martuar i përgjigjet me zë të lartë: Nuk është çështje e jotja kjo?!
Largohet duke qenë e çuditur për atë që tha bashkëshorti i saj por megjithatë nuk i kushtoi rëndësi dhe tha në veteveten e saj: Ndoshta ka qenë i lodhur. Ai në këtë gjendje vazhdoi tre muaj derisa iu keqësua shumë gjendja e tij. Nuk i kushtonte rëndësi çështjes së shtëpisë, fëmijëve dhe as punës së tij. Shkonte në punë me vonesë dhe dilte para kohës saqë kjo gjë shkaktoi largimin e tij prej punës.

Erdhi nata e mërzitshme ku akrepat e orës po afroheshin te ora pesë e mëngjesit kur u kthye në shtëpi. Mendonte për natën e dhimbshme dhe të lumtur. Në këtë natë kishte marrë sasi më të madhe të drogës se zakonisht.
Kur e ndaloi makinën iu parafytyrua se kishte njerëz duke lëvizur në dhomën e tij të gjumit, ndaloi duke menduar pak dhe mendja e tij e befasoi: Ndoshta në shtëpi gjendet një njeri i huaj, ndoshta bashkëshortja jote të ka tradhëtuar, ngjitu shpejt dhe sulmoje atë që gjendet brenda por ke kujdes se ndoshta njeriu i cili gjendet brenda është i armatosur kështuqë merre me vete çelësin e gomave të makinës që ta befasosh para se të të befasojë. Filloi të thirret ezani i sabahut, ai doli me të shpejtë nga makina duke e marrë edhe çelësin e gomave të makinës.
Duke u ngjitur në shkallët e shtëpisë iu duk sikur gruaja e tij po kërkonte prej burrit të huaj që t’u fshehte diku sepse po vjen burri.
E hapi derën e banesës me kujdes të madh, vendin e kaplonte errësira, iu parafytyrua se në dhomën e gjumit –ishte i sigurtë – e kjo nga droga që e kishte pirë se gruaja e kishte tradhëtuar, e hapi derën e dhomës me të shpejtë dhe e pa që ajo ishte duke rënë në sexhde duke falur namazin e sabahut.
U nis në drejtim të saj dhe e goditi me çelësin e hekurt, ajo filloi të bërtasë por ai e goditi edhe një herë tjetër e ajo ra përtokë.
Fqinjët u zgjuan nga e bërtitura e saj. Njëri prej tyre erdhi shpejt dhe i ra ziles por ai nuk i kushtoi rëndësi ziles se mendja e tij i thoshte që mos ta lërë të shpëtojë pa e vrarë këtë tradhtare. E mori çelësin e hekurt dhe e goditi edhe një herë tjetër në kokë e asaj i shpërtheu gjaku si shadërvan. Pamje e trishtueshme, ajo vdiq.
Fqinjët e thyen derën e hyrjes e u befasuan nga pamja e trishtueshme. Gruaja e tij ishte e zhytur në gjak mbi sexhaden e namazit. U zgjuan fëmijët të cilët e panë shtëpinë të mbushur plot me burra dhe gra. U nisën për në dhomën e gjumit dhe kur e gjetën nënën e tyre pa shpirt, vazhduan të bërtasin të gjithë njëzëri. Njëri prej komshive bërtiti: kriminel, pse e vrave gruan tënde? Ai i tha: sepse është tradhtare. Ata e hetuan se ai nuk është në rregull dhe kur iu afrua njëri prej komshive, ai deshi ta godasë, por komshiu ia mori çelësin e hekurit i cili ishte i përlyer me gjak të pastër dhe njëri prej të pranishmëve bërtiti: thirreni policinë! Nuk kaloi shumë e erdhi policia dhe filloi ta qetësojë situatën.
Filluan ta pyesin se përse e kishte bërë këtë dhe pas një ore pasi që policia përfundoi me të dhënat që po i merrte prej të pranishmëve, atij filloi t’i kthehej vetëdija, u befasuan kur ai filloi të bërtasë: çfarë ka ndodhur dhe kush ma ka vrarë gruan time.
Të gjithë të pranishmit e kuptuan se ky ka qenë i ndikuar nga droga dhe e pyetën se çfarë ka ndodhur. Ai u afrua te gjaku dhe duke qarë e bërtitur tha: Sherife, kjo është njeriu më i pastër që ekziston dhe u nis në drejtim të saj duke tentuar të bëj vetëvrasje por policia e ndaloi, e mori dhe e burgosi, ndërsa fëmijët i morën fqinjët sepse familja e saj jetonte në një qytet tjetër.

Pas një muaji u bë gjykimi me ekzekutim dhe me këtë përfundoi kjo katastrofë. Droga është koka e çdo fatkeqësie!

Përktheu: Merita Rexha/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit