2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Mediat greke pretendojnë se terroristët e DHKP-C planifikonin atentat ndaj presidentit Erdoğan

Më të lexuarat

Sipas gazetës “To Vima”, e cila i referohet burimeve të sigurisë, pretendohet se të dyshuarit e organizatës terroriste DHKP-C planifikonin të kryenin sulm ndaj presidentit të Turqisë, Erdoğan

ATHINË (AA) – Mediat greke pretendojnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “To Vima”, e cila i referohet burimeve të sigurisë, pretendohet se të dyshuarit e organizatës terroriste DHKP-C “planifikonin të kryenin sulm ndaj presidentit të Turqisë, Erdoğan”.

Në artikullin e gazetës thuhet se në disa shënime të konfiskuara nga policia greke (ELAS) gjatë operacioneve të realizuara, është zbuluar një plan i cili tregon se anëtarët e organizatës “planifikonin atentat ndaj presidentit turk Erdoğan me raketëhedhës, bomba dore dhe koktej molotovi”.

Gazeta në fjalë shkruan se plani për atentat ndaj Erdoğan-it është emëruar me kodin “Akrep”. Në artikullin e gazetës greke thuhet se “sulmi do të kryhej gjatë kalimit të autokolonës së presidentit turk me raketëhedhëse nga të dyja anët dhe se një grup i terroristëve do të vazhdonte sulmin nga pjesa e pasme e automjetit”.

Më tej thuhet se “forcat e sigurisë vazhdojnë aktivitetet për të gjetur raketëhedhësit dhe municionet të cilat mendohet se janë fshehur nën tokë në malin Parnitha, në lindje të Athinës”.

Nëntë shtetas turq, të cilët dyshoheshin se janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C në fund të muajit nëntor janë arrestuar gjatë një operacioni të ndërmarrë në tre shtëpi, nga policia në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Në mesin e anëtarëve të organizatës terroriste është edhe Hasan Biber, autori i sulmeve ndaj Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë në vitin 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit