2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Francë, gjykata përkohësisht mbylli një xhami

Më të lexuarat

Gjykata në Marsejë pranoi kërkesën e prefektit të këtij rajoni jugor francez, Pierr Dartout dhe urdhëroi mbylljen gjashtëmujore të xhamisë Es-Sunna

 

PARIS (AA) – Një gjykatë franceze përkohësisht ka mbyllur një xhami në Marsej, ndërsa si arsye e këtij akti theksoi se “zyrtari fetar ka nxitur njerëzit në radikalizëm dhe dhunë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në Marsej pranoi kërkesën e prefektit të këtij rajoni jugor francez, Pierr Dartout dhe urdhëroi mbylljen gjashtëmujore të xhamisë Es-Sunna.

Avokati i Shoqatës Es-Suna e cila kujdeset për xhaminë në fjalë, Philippe Perollier, për mediat lokale tha se është i befasuar me vendimin e gjykatës, meqë sipas tij është marrë në bazë të porosive të pretenduara, përcjellë besimtarëve gjatë namazit të xhumasë në vitin 2013.

Pas një sërë sulmesh terroriste në Francë u shpall gjendje e jashtëzakonshme e cila përfundoi në fillim të nëntorit këtë vit. Në këtë periudhë në mbarë Francën janë mbyllur gjithsej 19 xhami, ndërsa objektet e bashkësive të tjera fetare nuk janë përballur me këto masa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit