3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbreti i ardhshëm saudit bleu shtëpinë më të shtrenjtë në botë

Më të lexuarat

Princi i Kurorës, Muhammed bin Selman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, shtëpia private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u shit në shtator 2015 nga shoqëria franceze e specializuar në sektorin e pasurive të patundshme të luksit “Daniel Féau”, anëtare e rrjetit “Christie’s”.


Në atë kohë asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

Kjo pronë, e ndërtuar në vitin 2011 në perëndim të Parisit, u quajt “Château Louis XIV” duke iu referuar të famshmit “mbreti Diell” që mbretëroi në Francë në shkeullin XVII dhe XVIII.

Me dëshirën për të qenë një kopje në miniaturë e kështjellës fantastike të Versajës, që është aty pranë, në këtë godinë bashkohen arkitektura e shekullit XVII me teknologjitë moderne, me shatërvane që mund t’i kontrollosh me iPhone, një sallë kinemaje, një akuarium gjigant dhe shumë të tjera.

“Me një sipërfaqe të banueshme prej 5,000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”, përcjell Atsh.

“New York Times” pohon se pronari aktual është princi i ri trashëgimtar, Muhammed bin Selmane i cili kërkon të luftojë korrupsionin duke promovuar masa shtrënguese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit