-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dijetari që nuk pranoi të ikte nga burgu, për arsye se…

Më të lexuarat

Ngjarje interesante me Ibn Sirinin!

Ibn Asakiri në librin e tij “Tarikhul Dimeshk” e tregon një ngjarje me Muhamed ibn Sirinin (rahimehullah), njërin prej dijetarëve të njohur të selefu-salih.

“Muhamed ibn Sirini në atë kohë ishte burgosur nga udhëheqësi i muslimanëve të asaj kohe. Dhe roja e burgut ndaj dashurisë që kishte për Ibn Sirinin dhe dhimbjen që ai ishte burgosur, një natë prej netëve i tha Ibn Sirinit: Nëse dëshiron të shkosh t’a vizitosh familjen tënde, sonte në mbrëmje nuk të sheh askush, andaj mund të shkosh dhe t’a vizitosh familjen tënde.

Mirëpo Muhamed ibn Sirini nga menquria e tij tha: Unë nuk dua që ta tradhëtoj urdhrin e udhëheqësit të muslimanëve.”

Dijetarët musliman kur e kanë cekur këtë tregim, kanë thënë se Muhamed ibn Sirini nuk pranoi të shkoj që ta vizitoj familjen e tij edhe pse i dha leje roja e burgut.

Kanë thënë se: po ta bënte një gjë të tillë Ibn Sirini, njerëzit do të thonin se ky shejhu (dijetari) po e thyen një urdhër të udhëheqësit të muslimanëve (pra, po vepron pas shpindës së tij), e çka mbetet me njerëzit e tjerë?.

Andaj, duke dashur ta ruaj këtë fe dhe këtë rregull që e ka Sheriati Islam dhe Ehlu Sunneti, Ibn Sirini refuzoi që ta vizitoj familjen e tij edhe pse ishte i mërzitur, vetëm e vetëm që njerëzit e tjerë që mos të arsyetohen me veprimin e tij (veprimin e një gjëje që nuk e ka lejuar Sheriati Islam)

Përkthim

Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit