Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili gjatë ditës së sotme është fotografuar duke u fal në një xhami në Prizren.
Matoshi me anë të një postimi në Facebook, i ka kujtuar Haskukës “vlerat” mbi të cilat është ngrit Republika.
Gjatë ditës së sotme në media është publikuar një fotografi të Haskukës së VV-së teksa fal xhumanë në një nga xhamitë e Prizrenit.
Në vendet e tjera kjo do të shihej si vlerë e shtuar, por zëdhënësin e Qeverisë së Kosovë fatkeqësisht një veprim i tillë po shihet si antivlerë.
Ky është postimi i plotë i Matoshit:
Republika ka le tuj i pike gjak flamori dhe djemnia e jo me lutje…
Tuj qene deshmitar i nje permbysje te historise e tu e pamun mesazhin qe dha sot kryetari i Prizrenit ndihem ne siklet per me ia kujtu atina se kjo Republike asht ngrite per’mi vlera tjera.
Se kjo Republike asht ngrite si Phoenix nga hini i vet dhe jo nder faltore e nga lutjet!
Secili shqiptar dhe qytetar i Kosoves duhet me dite se qysh asht le Republika.
Cilat kane qene zoret dhe vajet, po edhe kanget e saj.
Poema e Hil Mosit “Kosova në luftë *” asht kanga ma e trishtueshme per hjekat e vjetit 1910 dhe njiherit asht himn e be.
I vetmi qe e ka kendu tuj iu permbajt tekstit origjinal asht Dervish Shaqa – Muqaj nga Lluka e Decanit…