STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar: “Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Kudsit, sepse Izraeli nuk e dëshiron atë. Ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në Siri, sepse Amerika ka llogari të tjera. Ne nuk do të qëndrojmë spektator në ndarjen e Irakut në bazë të sektit dhe origjinës. Ne kurrë nuk do të jemi spektatorë dhe të heshtur për qëndrimet e BE-së, NATO-s, apo të një vendi tjetër që do të jenë në kuptimin injorues ndaj vendit dhe popullit tonë.”
Erdoğan: Kurrë nuk do të heqim dorë nga ky qëndrim dinjitoz
Presidenti Erdoğan: “Ashtu sikurse më parë jemi ndodhur pranë vëllezërve tanë në Bosnje, ashtu sikurse kemi dhënë mbështetje për vëllezërit tanë në Kaukaz, ashtu sikurse nuk kemi lënë vetëm vëllezërit tanë në çdo anë të botës, ne edhe sot e bëjmë këtë dhe gjithashtu edhe në të ardhmen do ta bëjmë më fort dhe më me vendosmëri. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ky qëndrim dinjitoz që është amanet nga të parët tanë”.