2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si të bëhem prind i mirë

Më të lexuarat

Ngritja e fëmijës paraqet përgjegjësi të madhe. Të shumtë janë faktorët që ndikojnë në formimin e fëmijëve, por prindërit janë faktori më i rëndësishëm, sepse shtëpia e prindërve është shkolla e parë, ndërsa prindërit janë mësuesit e parë prej të cilëve fitohen edhe vetitë e mira apo të këqija. Prind i mirë është ai që nuk vë asgjë tjetër para edukimit të fëmijës. Fatkeqësisht, jo të gjithë prindërit e kuptojnë këtë gjë. Ata mendojnë se është detyrë e shkollave ta edukojë apo arsimojë fëmijën.

Fëmijëve duhet t’u qëndrosh sa më pranë, t’i kuptosh, stimulosh sjelljet e mira dhe t’i qortosh ato jo të mira, por në asnjë mënyrë t’i llastosh! Nuk duhet t’ua plotësosh të gjitha dëshirat, se kjo i bën ata të jenë gjithë kohën të varur nga ti dhe aspak të përgjegjshëm, dhe nëse dikush ua prish qejfin atëherë do të ndihen keq.

Prindërit janë të detyruar t’i edukojnë fëmijët menjëherë pas lindjes. Në edukimin e fëmijës duhet të marrin pjesë të dy prindërit dhe duhet të mos jenë kontradiktor në shprehjen e mendimeve apo veprimeve. Krahas edukimit dhe zhvillimit fizik, prindërit janë të detyruar që të kujdesen edhe për zhvillimin mendor dhe psikik. Truri i fëmijës mëson çkado që sheh dhe dëgjon prej prindërve. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm se si sillemi dhe se çfarë flasim në praninë e tyre.

Është me rëndësi të kuptoni se nuk pritet të jeni i pa gabueshëm dhe se secili (bile edhe prindërit) ndonjëherë bëjnë gabime. Ndërrojeni atë që nuk është e mirë! Nga gjërat më të shkëlqyera të edukatës së mirëfilltë është llogaritja e vetvetes në mënyrë të vazhdueshme, ngase “I aftë është ai që llogarit vetveten dhe punon për botën tjetër, kurse i paaftë është ai që ndjek epshin dhe shpreson që Allahu ia falë!”

Kushtoni vëmendje pakësimit të kritikave dhe veprimeve jo të domosdoshme!
Mos e përdor metodën e goditjes e nënçmimit, se ajo nuk është e përshtatshme, pasi e bën fëmijën të ndjen dobësi dhe të brengoset, por merr masa tjera ndëshkuese, si për shembull dënimin me privim apo ndalesë për të dalë jashtë, apo ndalesën për të përdorur ndonjë gjë të dashur te fëmija!

Pakësoni kontrollin! Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash! Ka edhe ai mendimet e veta që i njeh si të arsyeshme në drejtim të çështjeve të tij personale. Kur ai përpiqet të gjej vet zgjidhjen, jepni rastin, kurse kur nuk ia qëllon, ndihmojeni!
Në shumë raste fëmijës i drejtohen pyetje të tepërta. Për shembull: “Pse qesh kështu?”, “Pse ec ashtu?“, “Nxirri fjalët dhe shqiptoji ato drejt!“, “Mos loz me flokët!”, “Shko pastro dhëmbët!“ e tjera. Të gjitha këto mund të kenë veprim të kundërt te fëmija pasi e shqetësojnë ose e bëjnë të lëkundur në vendimet e veta. Në të shumtën e rasteve kjo gjendje u ndodh fëmijëve të parë, nga kujdesi i tepërt i prindërve. Pastaj me ardhjen e fëmijës së dytë, prindërit kuptojnë se kanë mësuar diçka nga fëmija i parë dhe se duhet t’i japin më shumë liri fëmijës së dytë. Kështu me fëmijën e dytë sillen ndryshe.

Kërkohet prej nënës që te fëmija të mbjellë mënyrën e diskutimit, t’i bëj disa pyetje e ta shikoj se si do të përgjigjet. Gjithashtu ta mësojë për mos ngritjen e zërit gjatë bisedës, mos ndërprerjen e bisedave të tjerëve etj.

Urdhra të prerë, por me mençuri

Fëmijës duhet t’i jepen urdhra të prera, por në të njëjtën kohë kërkohet prej prindërve që interpretimi i këtyre urdhrave të prera të jetë në mënyrë ndihmuese. Nëse fëmija e ka shtruar dyshemenë e dhomës së tij me lodra, nëna duhet t’i drejtohet në këtë mënyrë: “T’i mbledhim lodrat bashkë!“, dhe ajo e para fillon me mbledhjen e lodrave.
Fëmijës nuk i mbetet tjetër pos të fillojë t’i mbledh ato. Nëse te fëmija paraqitet pa dëgjueshmëria, ndoshta këtë e shfaq edhe me zë të lartë, kur nëna e tij kërkon në mënyrë të prerë e kërcënuese që të shkoj të laj duart apo të shkoj në banjë. E kundërta ndodh nëse fëmija dëgjon urdhrat me sjellje të mirë, çohet i zbaton ato qetë e shpejt. Sa më shumë që të shtohet kërkimi i diçkaje nga ai, aq më shumë i shtohet dëshira për moskryerje të këtij urdhri!

Leri fëmijës pak liri!

Gjëja më e keqe që përdorim ne edukuesit dhe mësuesit është kontrolli i pandarë i cili e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon. Prandaj, leri fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund të sillet si të dojë! Gjithashtu, bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon si duhet! Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë! Vetëm nëse i thyen rregullat e sistemit, kështu ai do ta kuptojë se është nën kontroll. Fëmija ndihet shumë i fortë dhe është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij. Pra, ai përpiqet me qëllim që babai të mos ketë kontroll mbi të. E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto, nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën, në vend të kontrollit të pandarë. Ai do të mësojë çdo të re./pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit