1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Konferenca për Sirinë, në fund të nëntorit

Më të lexuarat

Shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, ka thënë se bisedimet që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit në Siri, do të mbahen më 23 nëntor në Gjenevë.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit në Kajro me të dërguarin ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Zyrtarët perëndimorë dhe arabë do të takojnë udhëheqësit e opozitës siriane të martën, në përpjekje për t’i bindur ata që të marrin pjesë në konferencë.

Brahimi po ashtu u ka thënë gazetarëve se ai do të udhëtojë në Katar, Turqi, Iran, Siri dhe do të mbajë bisedime me përfaqësuesit rusë dhe amerikanë, për t’i bërë të gjitha përgatitjet për takim/bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit