Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është vjedhur një veturë dje në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, transmeton Koha.net. Ankuesi kishte lënë veturën në autolarje (me çelësa), kurse më vonë kishte shkuar një i panjohur për ta marrë makinën duke u prezantuar si i afërm i viktimës.
“Ankuesi shqiptar ka raportuar se pasi e kishte lënë veturën e tij (me çelësa) për ta pastruar në një autolarje, një i dyshuar i panjohur duke u prezantuar si i afërm i ankuesit, e ka marrë veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.