STAMBOLL (AA) – Presidenti palestinez Mahmud Abbas mbërriti në Stamboll për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), raporton Anadolu Agency (AA).
Abbas në Aeroportin Ataturk të Stambollit është pritur nga një delegacion i kryesuar nga prefekti i Stambollit Vasap Şahin.
Kujtojmë se më 13 dhjetor në Stamboll do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm i liderëve të OBI-së për të diskutuar për qëndrimin e përbashkët të botës islame kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.