13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoğan takohet me presidentin palestinez Abbas

Më të lexuarat

Abbas arriti sot në Stamboll për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet nesër

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim presidentin palestinez Mahmud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi është zhvilluar i mbyllur për mediumet në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll dhe ka zgjatur afërsisht një orë.

Abbas arriti sot në Stamboll për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet nesër.

Kujtojmë se liderët e OBI-së do të mblidhen nesër në një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll për të diskutuar për qëndrimin e përbashkët të botës islame kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit