Punonjësit që ndodheshin në një depo në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kanë ikur me shpejtësi në përpjekjen që të shpëtojnë nga tornadoja e fuqishme.
Erërat që kanë lëvizur me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, e kanë shkatërruar objektin brenda disa sekondave, transmeton Telegrafi.
Megjithëse përjetuan momente të frikshme, asnjëri prej të pranishmëve nuk u lëndua meqë u strehuan në një hapësirë të sigurt.
Videoja e postuar më poshtë tregon lëvizjen e tornados, që rrëzoi me lehtësi edhe makinën e rëndë që bartë mallra.
https://www.youtube.com/watch?v=3ZdQ8Nj8SMQ