Në Twitter ndodh shpesh që të përballemi me cicërima që në vetvete janë thjesht një spam. Fatmirësisht, rrjeti ofron metoda shumë të thjeshta për t’i raportuar ato dhe shkelje të tjera më të rënda.
Për të raportuar një cicërime fyese, shkoni tek cicërima në fjalë, përmes faqes suaj kryesore apo duke shkuar në profilin e personit që e ka shkruar dhe kërkoni për butonin More në cepin e djathtë. Klikojeni (mund t’ju duhet ta afroni mouse-in që t’ju shfaqet).
Nga menuja që shfaqet, zgjidhni Report Tweet. Twitter do të shfaqë një dritare ku ju kërkon të specifikoni nëse cicërima është spam, nëse është vjedhur llogaria e përdoruesit që e ka shkruar, apo nëse është bërë ndonjë shkelje tjetër (“Abusive”).
Zgjidhni butonin e saktë, zgjidhni nëse dëshironi ta bllokoni apo të mos e ndiqni më llogarinë në fjalë dhe klikoni Submit. Nëse zgjidhni “Abusive” nga lista, butoni Submit shndërrohet në Next , dhe Twitter do t’ju kërkojë për informacione më të detajuara.
Bllokimi nga aplikacioni për smartfon
Procesi është pothuajse i njëjtë edhe nga aplikacioni për smartfon. Prekni cicërimën, dhe më pas butonin More (që përfaqësohet nga tre pika), dhe në fund Report Tweet.
Aplikacioni do t’ju kërkojë më pas të jepni me detaje se ku qëndron problemi. Pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj, prekni butonin Submit. Nëse raportoni një cicërime fyese (abusive), butoni Submit do të shndërrohet në Next. Prekeni dhe Twitter do t’ju kërkojë për informacione më të detajuara.
Pasi të keni përfunduar këto procedura, Twitter do të rishikojë raportimin tuaj dhe do të marrë masa ndaj përdoruesit, nëse është e nevojshme. Kini durim, pasi rrjeti social mund të mos merret menjëherë me problemin. (PCWorld Albanian)/kohaislame