-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E FILLOI NAMAZIN NË MOSHËN SHTATËVJEÇARE!!

Më të lexuarat

Rrëfehet se një francez, i cili e kishte pas pranuar islamin, e kishte një djalë gjashtë vjeçar. Ditën kur i mbushi të shtatat, prindi, i thirri shokët e të birit në shtëpi, pa mos i treguar të birit. Kur i erdhën shokët në shtëpi, i biri u habit! Nuk e dinte se ajo ditë, ishte dita që i mbush të shtatat. E pyeti të prindin duke i thënë: Pse shtëpia është e stërmbushur me shokët e mi?

Prindi iu përgjigj: Biri im, sot është dita kur u bëre shtatëvjeçar. Ky vit, është viti kur ti e fillon ta falsh namazin me lejen e Allahut! Kjo ditë, është dita e parë që do ta fillosh me namaz! Për këtë arsye erdhën edhe shokët e tu! Ata erdhën të urojnë për këtë mirësi të madhe e cila është para teje!

I biri, nga këto fjalë dhe nga kjo pamje u prek shumë, derisa thellë në zemrën e tij, depërtoi dashuri e madhe për namazin. 

Tash, i biri, është trembëdhjetë vjeçar! Prej asaj dite kur i mbushi të shtatat, nuk e la asnjë

namaz detyrues!

Sa metodë e mirë e përdorur nga ana e prindit të tij! Arriti t’ia mbjell dashurinë ndaj namazit në atë moshë të re!

E jona, si musliman, mbetet të përdorim metoda të ndryshme që t’ua mbjellim fëmijëve tanë namazin në zemra e tyre, dhe ato metoda, t’i përdorim me urtësi, butësi dhe mençuri!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit