9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kalın: Dënojmë deklaratat e Netanyahut

Më të lexuarat

“Izraeli, i cili shpërfill ligjet ndërkombëtare, që pushton territoret qindra vjeçare të popullit të Palestinës dhe cili sistematikisht shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara fillimisht duhet të japë llogari për ato që ka kryer”

 

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, është shprehur se “Ata që mendojnë se do të bëjnë Kudsin, kibla jonë e parë, kryeqytet të një shteti pushtues me një të thënë e të bërë, janë të angazhuar në punë të padobishme. Zyrtarët izraelitë duhet t’i japin fund pushtimit të territoreve të Palestinës në vend që të sulmojnë kundër vendit dhe liderit tonë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Kalın, ka njoftuar se dënojnë në mënyrën më të ashpër deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kundër Republikës së Turqisë dhe presidentit të saj, Recep Tayyip Erdoğan.

“Izraeli, i cili shpërfill ligjet ndërkombëtare, që pushton territoret qindra vjeçare të popullit të Palestinës dhe i cili sistematikisht shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara fillimisht duhet të japë llogari për ato që ka kryer”, ka theksuar Kalın.

“Është e pamundur që të merren seriozisht pretendimet dhe akuzat e ngritur për të shtypur ndjenjën e fajësisë së një mentaliteti i cili masakron mijëra palestinezë të pafajshëm dhe i cili ka shndërruar në një burg të hapur territoret e palestinezëve. Ata që mendojnë se do të bëjnë Kudsin kryeqytet të një shteti pushtues me një të thënë e të bërë, janë të angazhuar me një punë të padobishme. Republika e Turqisë ashtu sikurse në çdo vend të botës, do të vazhdojë të mbështesë të drejtën, ligjin dhe të pafajshmit në Palestinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit