Tragjik ishte fati i të riut shqiptar nga Korça, i cili humbi jetën në përpjekje për të ndjekur pasionin e tij. Ilia Dhimitri ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 200 metrash, duke përfunduan në humnerë.
‘Newsbomb.gr’ ka publikuar video nga momenti kur forcat e kërkim-shpëtimit ndërhyjnë për të gjetur trupin e pajetë të shqiptarit.
26-vjeçari ngjiste malin e Olimpit në Greqi bashkë me mikun e tij grek, i cili arriti të shpëtonte. Për më tepër shihni videon që ka publikuar media greke.