3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Çfarë është ‘dieta e mençur’? Ekspertët tregojnë se si ky truk ju ndihmon të humbni peshë

Më të lexuarat

Njerëzit i nënshtrohen dietave me qëllimin e vetëm që t’i heqin kilet e tepërta, por posa të fillojnë të hanë prapë pesha rikthehet.

Ekspertja Marsha Hudnall tregon se duhet ta ndryshoni perspektivën rreth ushqimit. Duke u ushqyer mençur, ajo thotë se jo vetëm që do të qëndroni në formë, por edhe do ta vlerësoni atë që e hani.

Në fakt, njerëzit të cilët e praktikojnë ngrënien e mençur mund të hanë çfarëdo që dëshirojnë.

Ata që ushqehen mençur nuk shtojnë peshë sepse i dëgjojnë nevojat e trupit sa i përket ushqimit. Kur janë të ngopur, ata thjesht ndalojnë së ngrëni.

Pra, kjo dietë do të thotë t’i kushtoni vëmendje asaj çfarë po bëni, mendimeve dhe ndjenjave.

Hudnall thotë se çdo shujtë duhet të jetë e kënaqshme për ju. Duhet ta përtypni ushqimin ngadalë, si dhe ta shijoni aromën dhe përbërjen e shujtës.

Në të njëjtën kohë largoni të gjitha paragjykimet – nuk është nevoja të mendoni se patatet janë të dëmshme, apo se pastat janë të mbushura me karbohidrate.

Por, mos harroni: e tërë esenca e kësaj diete bazohet në atë që të hani vetëm sa ka nevojë trupi juaj. Hani vetëm kur jeni të uritur, dhe posa të ndiheni të ngopur, ndaleni ushqimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit