Zëdhënësi i qeverisë së Libisë deklaroi se Kryeministri Ali Zejdan i rrëmbyer në Tripoli nga ana e personave të armatosur është liruar.
Zëdhënësi Jahja Muhamed Kaber përgënjeshtroi pretendimet se kryeministri është liruar nga ana e personave të armatosur pas disa orëve ndërsa shtoi se “Kryeministri Ali Zejdan u shpëtua nga duart e rrëmbyesve, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e mirë”.
Kaber tha se në lidhje me detajet e operacionit të shpëtimit do të informojnë më vonë ndërkaq nuk dha informata për përdorimin e forcës apo jo kundër rrëmbyesve.
Në anën tjetër Unioni i Operacioneve Revolucionare të Libisë, deklaroi se nuk kanë të bëjnë me rrëmbimin e kryeministrit Zejdan. /trt/kohaislame