4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Abbas thirrje për pajtim për t’u përballur me “rreziqet”

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Presidenti palestinez Mahmud Abbas sot bëri thirrje për arritjen e pajtimit ndërpalestinez për t’u përballur me “rreziqet” e çështjes palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo thirrje vjen përpara njoftimit të pritur nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve në Jerusalem dhe zyrtarisht ta njohë qytetin si kryeqytet të Izraelit.

“Për të siguruar suksesin e pajtimit, ne kemi udhëzuar qeverinë të shkojë në Rripin e Gazës dhe të punojë për të gjetur zgjidhje mbi vuajtjet e përditshme të popullit tonë atje”, tha Abbas në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve Wafa.

Ai i bëri thirrje popullit palestinez dhe fraksioneve të “përqendrohen në sfidat e ardhshme që përballen me projektin kombëtar duke përfituar nga mundësia për të arritur unitetin kombëtar”.

Ai tha se uniteti palestinez është “reagimi i vërtetë ndaj të gjitha përpjekjeve që synojnë shkeljen e të drejtave tona të garantuara me ligj dhe norma ndërkombëtare”.

Në tetor, grupet rivale palestineze Hamas dhe Fatah nënshkruan një marrëveshje pajtimi në Kajro me qëllim të tejkalimit të përçarjes së tyre dhjetëvjeçare pasi Hamasi mori Gazën nga Fatahu në vitin 2007 pas luftimeve në rrugë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit