Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar se forcat e sigurisë së këtij vendi kanë arrestuar edhe 500 anëtarë të tjerë dhe përkrahës të lëvizjes Vëllazëria Myslimane gjatë protestave të ditës së kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencite e lajmeve rajonale te cilat njoftojne se gjeneral Sejed Shafik, zv/ministër i punëve të brendshme të Egjiptit, deklaroi se personat e arrestuar ishin gjoja elementë destruktive gjatë këtyre protestave.