7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bahçeli: Plani i SHBA-së për Jerusalemin, bombë e kurdisur

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryetari i Partisë opozitare të Lëvizjes Popullore Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli deklaroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nuk është asgjë tjetër pos një bombë e kurdisur për shkatërrimin e Lindjes së Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahçeli iu referua deklaratës së tre zyrtarëve të lartë amerikanë të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë, të cilët theksuan se presidenti Donald Trump ka për qëllim njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Qëllimi i SHBA-ve në lidhje me Jerusalemin është thikë e ngritur, e gatshme të ngulet në shpinën e vendit tonë të shenjtë. Prandaj, nëse kjo thikë ngulet, atij që do t’i shkaktojë dhimbje, gjaku i kujt do të derdhet, kjo nuk do të jetë vetëm e botës islame”, theksoi Bahçeli.

Ai paralajmëroi se ky hap i SHBA-së do të jetë shkatërrues për Lindjen e Mesme.

“Plani i administratës amerikane për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem dhe njohjen e saj si kryeqytet të Izraelit është bombë e kurdisur që do të shërbejë për shkatërrimin e përgjithshëm të Lindjes së Mesme”, ka thënë Bahçeli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit