3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Katari denoncon iniciativat për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Më të lexuarat

DOHA (AA) – Qeveria e Katarit ka denoncuar përpjekjet për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit QNA, e cila ka cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Katari nuk do të pranojë asnjë hap drejt njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Gjithashtu, në lajm thuhet se iniciativat e këtilla do të dëmtonin përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete për problemin midis Izraelit dhe Palestinës.

Katari bëri të ditur se do të mbështesë krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe se do mbështesin të drejtat dhe kauzën e popullit palestinez, thuhet në lajmin e agjencisë.

Ndryshe, reagimi vjen pasi u raportua se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbretin jordanez Abdullah, përmendi planin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem dhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Kongresi amerikan në vitin 1995 nxorri një ligj me të cilin e njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, megjithatë presidentët në detyrë, nën pretekstin e mbrojtjes së interesave shtetërore, kanë mbajtur ambasadën në Tel Aviv dhe kanë mbështetur bisedimet në lidhje me statusin e rajonit. Presidentët e SHBA-ve, nga viti 1995, duke përdorur të drejtën ekzekutive, kanë shtyrë vendimin për ambasadën.

Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale premtoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, pas marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Barack Obama, përdori të drejtën ekzekutive për pezullim të këtij ligji. Më vonë, gjatë qershorit, Trump shtyu për herë të dytë zhvendosjen e ambasadës dhe hyrjes në fuqi të ligjit.

Sipas lajmeve të mediave amerikane bazuar në deklaratat e zyrtarëve të qeverisë, bëhet e ditur se javën e ardhshme presidenti amerikan Trump do t’i jap fund pezullimin gjashtëmujor të “Ligjit për Zhvendosjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem”, me çka do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do ta zhvendosë ambasadën amerikane në këtë qytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit