-1.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Ekzekutimi i gazetares që zbuloi “Panama Papers”, 8 të arrestuar në Maltë

Më të lexuarat

Arrestohen tete persona nga Policia në Maltë, lidhur me hetimet per vrasjen me bombe ne makine te gazetares investigative malteze, Daphne Caruana Galizia.

gazetarja

BBC shkruan sot se Kryeministri Jusuf Muskat u tha gazetarëve se operacionet policore po zhvillohen në qytetin Marsa, dhe në zonat Bugibba dhe Zebbug.

Te arrestuarit jane te gjithe shtetas malteze. Caruana Galizia u vra afër shtëpisë së saj më 16 tetor në një sulm që tronditi vendin. 53-vjeçarja ishte e njohur për blogun e saj dhe akuzat e politikaneve te larte per korrupsion.

Qeveria e Maltes ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për informacione rreth vrasjes së saj. Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI-në, kanë marre pjesë në hetimet e ngjarjes tragjike.

Blogerja” dhe gazetarja e “Panama Papaers”, shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion.

Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit