Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po qëndron për vizitë në qytetin lindor të Karsit, theksoi se Turqia do të vazhdojë të varros të gjitha ata të cilët duan të përçajnë këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
“Askujt në këtë shtet të mos i shkojë mendja se mundet të përçajë territorin e atdheut tonë. Ata të cilët synojnë një gjë të tillë, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç i bombarduam me avionët F-16 në malin Xhudi, në Tenderuk dhe në Kandil, duke i varrosur atje, të njëjtën do ta bëjmë kudo të shfaqen ata”, u shpreh presidenti i Turqisë.